4000 kosovarë në 2 orët e para të mëngjesit të sotëm hynë në Shqipëri

Radhë kilometrike ka pasur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pikën Kufitare të Morinës. Kosovarët do ti shfrytëzojnë edhe ditët e fundit me diell të këtij sezoni veror, ndaj në fundjavë ka më shumë fluks për të ardhur në bregdetin shqiptar.

Fax News i bën me dije se rreth 4000 shtetas janë futur në Shqipëri vetëm për 2 orët e para të mëngjesit, nga 05:00 deri në 07:00.

Policia Kufitare e Morinës po punon me të gjitha kapacitet e mundshme, aktualisht situata duket e qetë.

Reklama e sponzorizuar