• Impressum
Buletini Ekonomik
Advertisement
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Financa
  • Covid-19
  • Hulumtime
  • Grafika & Video
  • Sa kushton?
No Result
View All Result
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Financa
  • Covid-19
  • Hulumtime
  • Grafika & Video
  • Sa kushton?
No Result
View All Result
Buletini Ekonomik
No Result
View All Result

OEAK: Arbitrazhi lehtëson zgjidhjen e kontesteve biznesore

25/08/2020
0
OEAK: Marrëveshja me Serbinë për hekurudhën dhe autostradën do të sjellë përfitime ekonomike
5
SHARES
48
VIEWS
FacebookTwitterDërgo me Email

Qendra e Arbitrazhit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi një forum virtual rreth rëndësisë dhe përfitimeve nga arbitrazhi si metodë alternative për zgjidhjen e kontesteve. Në veçanti, gjatë këtij forumi u diskutua zgjidhja e kontesteve ekonomike gjatë kohës së pandemisë.

Korab Sejdiu, partner themelues i firmës ligjore Sejdiu&Qerkini, dhe njëherësh arbitër në Qendrën e Arbitrazhit të Odës Amerikane, duke përmendur sfidat me të cilat po përballet sistemi ligjor gjatë periudhës së pandemisë, theksoi se arbitrazhi si metodë alternative e zgjidhjes së kontesteve gjatë kësaj kohe ka marrë rëndësi jetike. Sejdiu tha se bizneset nuk duhet të dekurajohen nga mungesa e klauzolës së arbitrazhit, pasi mund të përdorin këtë proces për zgjidhje të kontesteve edhe nëse fillimisht kjo klauzolë nuk ka qenë e përfshirë në kontratën e tyre, nëse të dy palët janë të pajtimit për një gjë të tillë. Sipas tij, fushatat e ndërgjegjësimit ndaj arbitrazhit duhet të fuqizohen më tej, sepse pavarësisht efikasitetit të gjykatave në kushte normale, arbitrazhi është gjithmonë një proces i qasshëm dhe fleksibil.

Njomëza Zejnullahu, arbitre e Qendrës së Arbitrazhit të Odës Amerikane, njëkohësisht edhe këshilltare e lartë ligjore në programin e USAID për Drejtësi Komerciale, theksoi se ky program është vazhdimisht në mbështetje të akterëve përkatës për promovimin e procesit të arbitrazhit dhe themelimin e Gjykatës Komerciale. Zejnullahu potencoi se arbitrazhi si metodë alternative për zgjidhjen e kontesteve nuk bie ndesh me punën e gjykatave, por në fakt i mbështet dhe plotëson ato. Sipas saj, të pasurit e një gjykate e cila i trajton çështjet e natyrës komerciale dhe bashkë-ekziston me arbitrazhin do të jetë shumë e dobishme për bizneset kosovare. Zejnullahu tha se programi i USAID për Drejtësi Komerciale po punon afërsisht me institucionet e Kosovës, Odën Ekonomike Amerikane dhe akterë të tjerë drejt promovimit të arbitrazhit si metodë alternative për zgjidhje të kontesteve komerciale.

Jason Emmert, arbitër dhe drejtor menaxhues i kompanisë Emert Group në SHBA, theksoi se pandemia COVID-19 ka imponuar një transferim të proceseve ligjore edhe në shtetet e SHBA-së, të cilat deri më tani kanë funksionuar në mënyrë tradicionale fizike. Ai theksoi se gjykatat komerciale dhe arbitrazhi përfitojnë nga njëra tjetra pasi që arbitrazhi lehtëson barrën e gjykatave, ndërsa kjo periudhë e pandemisë vetëm sa do të fuqizojë mekanizmat e zgjidhjes së kontesteve. Emmert po ashtu potencoi se Kosova ka përfituar shumë nga njohja falë sportit, prandaj arbitrazhi i cili përfshin edhe ligjin sportiv është shumë i nevojshëm, marrë parasysh se disa shkelje të ligjeve sportive trajtohen më lehtë përmes këtij mekanizmi sesa përmes gjykatave.

Fouad El Saddi, arbitër në Qendrën e Arbitrazhit të Odës Amerikane dhe partner menaxhues i zyrës ligjore Saddi në Beirut, tha se në çdo krizë apo sfidë ekziston një mundësi për zhvillim. Sipas tij për shkak se gjykatat janë të mbingarkuara dhe nuk mund t’i trajtojnë të gjitha çështjet, arbitrazhi po promovohet së bashku me metoda të tjera alternative për zgjidhjen e kontesteve në përgjithësi. Ai potencoi se pandemia COVID-19 ka krijuar një mundësi të mirë për zhvillimin e arbitrazhit si metodë më e përshtatshme për zgjidhjen e kontesteve, derisa ndau me pjesëmarrësit e forumit se në shtetin e Libanit arbitrazhi po promovohet përmes shembujve të rasteve të zgjidhura përmes kësaj metode.

Artikuj Të Ngjajshëm

12 libra për biznesin gjatë vitit 2021
Biznes

Zakonet e përditshme të sipërmarrësve të suksesshëm

19/01/2021
Sektorët ku kosovarët punojnë më së shumti
Biznes

Si përballet me frikën një ndërmarrës i suksesshëm?

19/01/2021
Në Danimarkë, kush punon deri vonë, nuk lë përshtypje të mirë te shefat e kolegët
Biznes

Në Danimarkë, kush punon deri vonë, nuk lë përshtypje të mirë te shefat e kolegët

19/01/2021
Emaili, një prej metodave më efikase
Biznes

Emaili, një prej metodave më efikase

16/01/2021
15 fjalë të fuqishme për të përshkruar veten në një intervistë pune
Biznes

15 fjalë të fuqishme për të përshkruar veten në një intervistë pune

16/01/2021
12 libra për biznesin gjatë vitit 2021
Biznes

12 libra për biznesin gjatë vitit 2021

16/01/2021
Next Post
Zyrtarët e MTI-së i shpërdoruan mbi 6 mijë euro me kredit kartela e avance

Zyrtarët e MTI-së paguan 16 mijë euro për dy dreka zyrtare

Na përcjellni

  • 46.5k Fans
  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Rritet çmimi i naftës në Kosovë

Rritet çmimi i naftës në Kosovë

17/01/2021
Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

19/01/2021
Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

Ministria e Shëndetësisë propozon masat e reja anti-COVID

15/01/2021
Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

14/01/2021

Gjermania vendi më i mirë për të punuar gjatë vitit 2019

0

SHTETET MË ATRAKTIVE PËR PUNËTORËT E BOTËS

0
THELLOHET DEFICITI TREGTAR, EKSPORTI MBULON IMPORTIN VETËM 9.3 %

THELLOHET DEFICITI TREGTAR, EKSPORTI MBULON IMPORTIN VETËM 9.3 %

0

CILI PRESIDENT NË RAJON KA PAGËN MË TË LARTË?

0
KEDS investon mbi 2.8 milionë euro në qytetin e Ferizajit

KEDS investon mbi 2.8 milionë euro në qytetin e Ferizajit

20/01/2021
Qeveria premtoi paga shtesë për punëtorët e arsimit, Zjarrfikësit “kërcënojnë” me protesta

Qeveria premtoi paga shtesë për punëtorët e arsimit, Zjarrfikësit “kërcënojnë” me protesta

20/01/2021
Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 299 raste të reja

Gjashtë të vdekur dhe 320 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

20/01/2021
Eurostat zbardh emigracionin masiv, Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE

Shqipëria, e gjashta në botë për lejet e qëndrimit të qytetarëve në BE

20/01/2021

Lajmet e Fundit

Na kontaktoni: [email protected]

© 2021 Buletini Ekonomik - ofron analiza, hulumtime, raporte e lajme për situatën ekonomike në vend.