Vazhdon gjendja e rëndë në ShBA, rreth 1,300 të vdekur nga Covid-19 për 24 orë

Sipas të dhënave të Universitetit “John Hopkins”, Shtetet e Bashkuara i kanë shënuar 24,104 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara.

Përpos të infektuarve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 1,299 viktima të reja, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Në këtë shifër janë përfshirë rastet nga 50 shtetet e ShBA-së, Distrikti i Kolumbisë, territoret e tjera të Shteteve të Bashkuara si dhe rastet e personave të riatdhesuar.

Reklama e sponzorizuar

Shteti i Nju Jorkut është më i prekuri nga virusi i ri me së paku 358 mijë të infektuar dhe mbi 28,800 të vdekur. Pas tij vijnë Neë Jersey, Illinois dhe Massachusetts.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara ndodhen bindshëm në vendin e parë në botë, si për numrin e të infektuarve me Covid-19, ashtu edhe për shifrën e të vdekurve nga kjo sëmundje.