• Impressum
Buletini Ekonomik
Advertisement
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Financa
  • Covid-19
  • Hulumtime
  • Grafika & Video
  • Sa kushton?
No Result
View All Result
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Financa
  • Covid-19
  • Hulumtime
  • Grafika & Video
  • Sa kushton?
No Result
View All Result
Buletini Ekonomik
No Result
View All Result

Tash për tash s’mund të ‘hapen çerdhet, shkollat, universitetet, njofton Ministrja e Arsimit

23/05/2020
0
Ministrja e re e Arsimit: Do t’i shqyrtojmë të gjitha vendimet e marra pas dorëheqjes së Haradinajt
5
SHARES
49
VIEWS
FacebookTwitterDërgo me Email

Ministrja e ArsimitMinistrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami ka thënë se tash për tash nuk mund të hapen çerdhet, shkollat, universitetet dhe as s’mund të ketë organizime të mbrëmjeve të maturës.

Në një postim në Facebook ka thënë se gjithçka rreth hapjes së çerdheve, shkollave dhe universiteteve do të vendoset në fund të muajit, raporton Gazeta Express.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike NUK kanë dhënë përgjigje pozitive, pra, tash për tash nuk mund të hapen çerdhet, shkollat, universitetet dhe as s’mund të ketë organizime të mbrëmjeve të maturës. Gjithçka do të vendoset në fund të këtij muaji kur dalin rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Nxënës të dashur, prindër të respektuar,

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike NUK kanë dhënë përgjigje pozitive, pra, tash për tash NUK MUND TË HAPEN çerdhet, shkollat, universitetet dhe as s’mund të ketë organizime të mbrëmjeve të maturës.

GJITHÇKA DO TË VENDOSET NË FUND TË KËTIJ MUAJI kur dalin rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK kanë kërkuar të presim vlerësimin e fazës së dytë që do të ndodhë nga data 24 deri më 29 maj. Pra, në fund të muajit pritet të ketë një vlerësim të ri sa i përket mundësisë së relaksimit të masave që prekin fushën e arsimit.

Për organizimin të testit të arritshmerisë dhe testit të maturës tani kemi marrë rekomandimet me shkrim nga IKSHPK. Javën tjetër do të dalim edhe me data për këto dy teste. Orientimisht, testi i arritshmërisë do të jetë në javën e fundit të qershorit, derisa ai i maturës ne javën e parë të korrikut.

Për kthimin në shkollë të maturantëve, semi-maturantëve, organizimit të afatit të provimeve të qershorit do të vendoset në FUND TË MAJIT ose në FILLIM TË QERSHORIT, me kusht që gjithmonë të mbahen maska dhe të ruhet distanca.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit insiston dhe do të punojë që të kthejë në shkollë maturantët dhe semi-maturantët gjatë qershorit të paktën për dy javë por na duhet leja e MSH dhe IKSHPK.

Në takimin që kemi pasur me udhëheqësit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së na është thënë se për kthimin në shkollë duhet të plotësohen disa kushte shtesë. Duhet të dezinfektohet objektet shkollore një herë brenda 24 orëve.

Janë 722 shkolla të mesme të ulëta dhe 123 shkolla të mesme të larta. Pra po flasim për 845 shkolla që duhet dezinfektuar çdo 24 orë. Kjo do të jetë përgjegjësi e komunave dhe do të shohim se si ato do të mund ta bëjnë këtë edhepse duket që është tepër sfiduese.

Ne gjithashtu kërkuam që nëse kalojmë në fazën e tretë kur prindërve ju kërkohet të dalin në punë, atëherë duhet te kihet parasysh se e kemi obligim të bëjmë zgjidhje për fëmijët që nënkupton duhet të hapen çerdhet. Për këtë të fundit MSH dhe ISHKPK kanë rezerva të mëdha pasiqë me fëmijët është pothuaj e pamundshme që të mbahet distanca.

Mbrëmjet e maturës në këtë kohë nuk mund të mbahen por ato mund të organizohen menjëherë pasi të dalim nga pandemia.

Për të gjitha këto çështje kemi diskuatuar në takimin e datës 21.05.2020 i cili është mbajtur me kërkesë timen, në Ministrinë e Shëndetësisë. Në takim morën pjesë Ministri i Shëndetësisë z. Vitia, Kryeshefi i IKPSHK-së, profesor Ramadani, unë, zv.min. Thaqi i cili kryeson Komisionin Shtetëror të Maturës, zv.min. Rexhaj i cili po koordinon punën për Ekipin e Testit të Arritshmërisë si dhe Drejtoresha e Arsimit në komunën e Prishtinës znj. Shpresa Shala.

Artikuj Të Ngjajshëm

KEDS investon mbi 2.8 milionë euro në qytetin e Ferizajit
Lajme

KEDS investon mbi 2.8 milionë euro në qytetin e Ferizajit

20/01/2021
Eurostat zbardh emigracionin masiv, Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE
Lajme

Shqipëria, e gjashta në botë për lejet e qëndrimit të qytetarëve në BE

20/01/2021
Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që shkojnë atje
Lajme

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që shkojnë atje

20/01/2021
Eurostat zbardh emigracionin masiv, Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE
Lajme

Eurostat zbardh emigracionin masiv, Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE

19/01/2021
Ka filluar KEDS Academy VIII
Lajme

Ka filluar KEDS Academy VIII

19/01/2021
Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë
Lajme

Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

19/01/2021
Next Post
Bushati: Sinjal inkurajues nga Gjermania dhe Franca për dialogun Kosovë-Serbi

Bushati: Sinjal inkurajues nga Gjermania dhe Franca për dialogun Kosovë-Serbi

Na përcjellni

  • 46.5k Fans
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Rritet çmimi i naftës në Kosovë

Rritet çmimi i naftës në Kosovë

17/01/2021
Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

19/01/2021
Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

Ministria e Shëndetësisë propozon masat e reja anti-COVID

15/01/2021
Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

14/01/2021

Gjermania vendi më i mirë për të punuar gjatë vitit 2019

0

SHTETET MË ATRAKTIVE PËR PUNËTORËT E BOTËS

0
THELLOHET DEFICITI TREGTAR, EKSPORTI MBULON IMPORTIN VETËM 9.3 %

THELLOHET DEFICITI TREGTAR, EKSPORTI MBULON IMPORTIN VETËM 9.3 %

0

CILI PRESIDENT NË RAJON KA PAGËN MË TË LARTË?

0
Edhe Sindikata e Policisë paralajmëron protesta, duan pagesa nga pako emergjente

Edhe Sindikata e Policisë paralajmëron protesta, duan pagesa nga pako emergjente

21/01/2021
​Gastronomët kundër masave të reja të Qeverisë

Humbjet e bizneseve, të pallogaritshme

21/01/2021
Mustafa: Në shkurt përfundojnë të gjitha pagesat e dyta të subvencioneve për bujqit

Qeveria ndanë 30 euro shtesë për pensionistet që marrin deri në 100 euro

21/01/2021
​Gastronomët kundër masave të reja të Qeverisë

Ndahen 6.5 milionë euro për bizneset individuale

21/01/2021

Lajmet e Fundit

Na kontaktoni: [email protected]

© 2021 Buletini Ekonomik - ofron analiza, hulumtime, raporte e lajme për situatën ekonomike në vend.