Në Infektivë sot nëntë të prekur me koronavirus

Sot në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 11 pacientë. Prej tyre, nëntë pacientë me koronavirus.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka njoftuar në Facebook se nga pacientët e infektuar me Covid-19, pesë pacientë janë në gjendje stabile, një pacient është me gjendje të rënduar i cili po trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tre pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (2 raste janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 1 rast është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).

Hoti tutje ka njoftuar se Klinika është në pritje të rezultateve për dy pacientë.

Reklama e sponzorizuar

Bazuar në shifrat zyrtare, deri tash në Kosovë 1004 persona janë infektuar me koronavirus, nga ta, 772 janë shëruar dhe 29 kanë vdekur.