Abdixhiku: Deri më 1 korrik do të funksionalizohet edhe pjesa e papërfunduar e rrugës në Veternik

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar se pjesa e mbetur jashtë funksionit në rrugën kryesore në Veternik në Prishtinë, do të kompletohet deri më 1 korrik.

Sipas tij, përpjeta në Veternik ka mbetur jashtë funksionit për shkak të neglizhencës.

Ai ka thënë se dje kanë nisur punët, ndërsa ato ka paralajmëruar se do të zgjasin 40 ditë.

Reklama e sponzorizuar

“Kjo përpjetëze e Veternikut ka 2 vite që s’sheh punëtorë. Përveç rrezikut e shëmtisë së rrugës më të frekuentuar në vend, në Kryeqytet, ajo simbolizon neglizhencën. 40 ditë është koha që do ta përfundojmë. Muri do të ndërtohet, shpati do të përforcohet, rruga do të shtrohet – deri në sinjalistikë. Do të punohet ditën, do të punohet natën, e diku rreth 1 korrikut do ta kemi rrugën e hapur. 40 ditë. Dita e parë nisi sot”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.