Profesori slloven i gjeopolitikës: BE-ja u gabua me Borellin dhe Lajçakun, çështjen e Kosovës e zgjidh SHBA-ja

Analisti dhe profesori slloven i gjeopolitikës, Laris Gaiser, thotë se Bashkimi Evropian ka bërë gabim kur ka përzgjedhur Josep Borellin në krye të diplomacisë dhe Miroslav Lajcakun si emisar për dialogun Kosovë-Serbi. Sipas tij, të dy vijnë nga dy shtete që nuk e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe një gjë e tillë dëshmon që Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë çështjen e dialogut Kosovë-Serbi do të marrin me të dy duart.

“Me emërimin e Lajçakut si Përfaqësues Special si dhe të Borellit, BE mori vendim që të gjuante veten në të dy gjunjët dhe të përkulej përpara Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të dy përfaqësojnë një mjedis politik që e kundërshton pavarësinë e Kosovës dhe është e pamundur që të pritet që Lajçak të jetë i besueshëm dhe i pranueshëm për shqiptarët e Kosovës”, ka thënë Gaiser për Kosovo Online, trasnmeton Gazeta Express.

Profesori slloven thotë se këto dy emërime janë vetëm garanci që tashmë Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të udhëheqin procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Reklama e sponzorizuar

“Kjo vetëm garanton që Washingtoni do t’i marrë gjërat në duart e veta dhe kriza aktuale politike është dëshmi e gjithë kësaj”, ka shtuar ai.

Profesori i gjeopolitikës tutje ka thënë se situate aktuale duhet të jetë një mësim për vendet e Ballkanit Perëndimor që të përmirësojnë raportet mes vete, meqë sipas tij BE’ja po e dëshmon që nuk ekziston si projekt politik por vetëm si një organizatë ekonomike nën direktivat e Gjermanisë. Është e kotë të pritet ndonjë lëvizje e madhe politike nga një xhuxh politik”, ka thënë ndër të tjera Gaiser.