Nesër mbyllet për pesë orë një segment i rrugës Prishtinë – Gjilan

Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër, e premte me datë 22 maj, prej orës 8:00 deri në orën 13:00, për shkak të zhvillimit të punimeve (vendosjen e portalit), përkohësisht do të ndërpritet qarkullimi i mjeteve në trafikun rrugor, në rrugën nacionale N25.2 Prishtinë – Gjilan, segmenti nga “Albi Mall” deri tek udhëkryqi për “Pallatin e Drejtësisë”.

“Gjatë kësaj periudhe kohore 5 pesë orëshe, qarkullimi i automjeteve do të jetë I mundur nëpër rrugën e vjetër për Gjilan dhe anasjelltas. Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, të cilët do të udhëtojnë në këtë segment, që të respektojnë këtë”, thuhet në njoftim.

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, kërkon mirëkuptim nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, të cilët do të udhëtojnë në këtë segment rrugor.

Reklama e sponzorizuar