• Impressum
Buletini Ekonomik
Advertisement
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Financa
  • Covid-19
  • Hulumtime
  • Grafika & Video
  • Sa kushton?
No Result
View All Result
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Financa
  • Covid-19
  • Hulumtime
  • Grafika & Video
  • Sa kushton?
No Result
View All Result
Buletini Ekonomik
No Result
View All Result

Enigma e marrëveshjes Kosovë -Serbi, kryediplomatja bullgare jep disa teori

21/05/2020
0
Enigma e marrëveshjes Kosovë -Serbi, kryediplomatja bullgare jep disa teori
5
SHARES
47
VIEWS
FacebookTwitterDërgo me Email

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, , në një diskutm të organizuar nga ECFR ( European Council on Foreign Relations) ka folur për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, idenë e korrigjimit të kufijve, rezultatin e mundshëm final të dialogut dhe parimet mbi bazën e të cilave po zhvillohen negociatat në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Kryediplomatja bullgare, Ekaterina Zaharieva, ka thënë se përpara zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë një lloj presioni për të pasur ndonjë progres në raport me dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit por thotë se pavarësisht kësaj nuk do të mund të ndodh asgjë pa përfunduar zgjedhjet në Serbi.

“Pajtohem me atë që thatë ju se përpara zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë presion për të pasur ndonjë progres lidhur me dialogun(Kosovë-Serbi), por përpara zgjedhjeve në Serbi asgjë nuk do të mund të ndodh. Pra le ta marrim këtë gjë në konsideratë”, ka thënë Zaharieva, raporton Gazeta Express.

Ajo ka thënë se s’mund të pritet kurrfarë progresi në dialog para zgjedhjeve në Serbi pasi sipas saj është shumë e vështirë të merren vendime jopopullore në prag të zgjedhjeve.

“Jam e bindur që përpara zgjedhjeve në Serbi ne nuk mund të presim ndonjë progres real përpara dhe sinqerisht kjo nuk është ndonjë gjë surprizë, sepse duket shumë logjike. Përpara zgjedhjeve është shumë e vështirë të implementosh vendime jopopullore”, ka potencuar ajo.

Zaharieva tutje ka folur edhe për idenë e shumë diskutuar të korrigjimit të kufijve apo shkëmbimit të territoreve në mes të Kosovës dhe Serbisë përmes të cilës do të mund të shkohej drejt një marrëveshje finale.

Ajo ka thënë se deklarimet e pak dite më parë të Josep Borell për këtë ide janë thjesht qëndrime personale të tij dhe se nuk ka ndonjë vendim të Këshillit Evropian lidhur me një çështje të tillë.

Kryediplomatja bullgare gjithashtu ka thënë se brenda Bashkimit Evropian por dhe gjithashtu edhe në Ballkanin Perëndimor ka shumë pasiguri dhe ndasi sa i përket dialogut dhe asaj se si duhet të ecet përpara.

“Borell e ka bërë atë deklaratën të cilën edhe unë e dëgjova, kështu që nuk është sekret që shtetet e BE’së , por jo vetëm atje, por edhe në vendet fqinje në Ballkanin Perëndimor ka shumë pasiguri dhe ndasi. Disa nga to, pra vendet e Ballkanit Perëndimor janë të shqetësuara që përfundimi i këtij dialogu mund të jetë një shkëmbim territorial. Por ajo se çfarë ka thënë Josep Borell për mua është një opinion personal. Një deklaratë e tillë nuk ishte një vendim i Këshillit. Për më tepër është shumë herët tani që dikush të jap qëndrime hipotetike rreth kësaj çështje”, ka shtuar ajo, raporton Gazeta Express.

Megjithatë ajo thekson se aktualisht s’ka asgjë konkrete në tavolinë dhe se s’ka kushte për implementimin e një ideje të tillë edhe nëse do të ekzisotne. Në këtë pikë Zaharieva ka ngritur një sërë pyetjesh për mënyrën se si do të mund të implementohej një marrëveshje për shkëmbim territoresh.

Sipas saj duhet të dihet nëse do të ketë edhe shkëmbim të njerëzve, çfarë do të ndodh me serbët që do të vazhdojnë të jetësojnë në Kosovës dhe çfarë me shqiptarët që do të mbesin në Serbi. Dhe gjithashtu ka thënë se duhet ditur nëse do të përfshihej edhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

“S’ka asgjë konkrete në tavolinë dhe s’ka as kushte për një ide të tillë nëse do të ekzistonte një e tillë.  A do të përfshinte njohjen e Kosovës nga Serbia, a do të përfshijë shkëmbimin e njerëzve, çfarë do të ndodh me serbët të cilët mbesin në Kosovë dhe anasjelltas me shqiptarët që mbesin në Serbi”, ka shtuar tutje ajo.

Zaharieva ka thënë se ka shumë gjëra të paqarta rreth kësaj teme dhe se aktualisht nuk është në agjendë marrë parasysh që nuk ekzistojnë kurrfarë kushtesh për rinisje të dialogut.

“Ka shumë pyetje rreh kësaj çështje dhe opinioni im është se një çështje e tillë nuk është në agjendë, marrë parasysh dhe faktin që nuk ekzistojnë kushte politike për rivendosje të dialogut”, ka potencuar ndër të tjera.

Ajo ka folur edhe për ndasi brenda Bashkimit Evropian dhe shteteve të tjera dhe gjithashtu në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se tema e korrigjimit të kufijve nuk ka mbështetje meqenëse edhe kushtet e dialogut vazhdojnë të mbesin të paqarta.

Ekaterina Zaharieva ka thënë se do të ishte plotësisht ndryshe nëse do të dihej që njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia do të ishte synim përfundimtar.

“Me të vërtetë hapat e parë janë bërë duke i hequr barrierat tregtare por unë besoj se aktualisht në Bashkimin Evropian dhe në shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe shtetet tjera nuk ka pajtueshmëri të plotë apo mbështetje të kësaj teme marrë parasysh se kushtet e dialogut vazhdojnë të mbesin të paqarta. Do të ishte komplet ndryshe nëse kjo do të përfshinte njohjen e Kosovës”, ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva në diskutimin e organizuara nga ECFR.

Artikuj Të Ngjajshëm

KEDS investon mbi 2.8 milionë euro në qytetin e Ferizajit
Lajme

KEDS investon mbi 2.8 milionë euro në qytetin e Ferizajit

20/01/2021
Eurostat zbardh emigracionin masiv, Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE
Lajme

Shqipëria, e gjashta në botë për lejet e qëndrimit të qytetarëve në BE

20/01/2021
Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që shkojnë atje
Lajme

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që shkojnë atje

20/01/2021
Eurostat zbardh emigracionin masiv, Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE
Lajme

Eurostat zbardh emigracionin masiv, Shqipëria e gjashta në botë për leje qëndrimi në BE

19/01/2021
Ka filluar KEDS Academy VIII
Lajme

Ka filluar KEDS Academy VIII

19/01/2021
Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë
Lajme

Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

19/01/2021
Next Post

Gashi i LDK-së: Autostrada e Dukagjinit është pezulluar

Na përcjellni

  • 46.5k Fans
  • Trending
  • Comments
  • Latest
Rritet çmimi i naftës në Kosovë

Rritet çmimi i naftës në Kosovë

17/01/2021
Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

Me një rreth-rrotullim të ri synohet të menaxhohet fluksi i veturave në Fushë-Kosovë

19/01/2021
Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

Ministria e Shëndetësisë propozon masat e reja anti-COVID

15/01/2021
Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

Hiqet ora policore në të gjitha komunat, zgjatet orari i gastronomisë

14/01/2021

Gjermania vendi më i mirë për të punuar gjatë vitit 2019

0

SHTETET MË ATRAKTIVE PËR PUNËTORËT E BOTËS

0
THELLOHET DEFICITI TREGTAR, EKSPORTI MBULON IMPORTIN VETËM 9.3 %

THELLOHET DEFICITI TREGTAR, EKSPORTI MBULON IMPORTIN VETËM 9.3 %

0

CILI PRESIDENT NË RAJON KA PAGËN MË TË LARTË?

0
Edhe Sindikata e Policisë paralajmëron protesta, duan pagesa nga pako emergjente

Edhe Sindikata e Policisë paralajmëron protesta, duan pagesa nga pako emergjente

21/01/2021
​Gastronomët kundër masave të reja të Qeverisë

Humbjet e bizneseve, të pallogaritshme

21/01/2021
Mustafa: Në shkurt përfundojnë të gjitha pagesat e dyta të subvencioneve për bujqit

Qeveria ndanë 30 euro shtesë për pensionistet që marrin deri në 100 euro

21/01/2021
​Gastronomët kundër masave të reja të Qeverisë

Ndahen 6.5 milionë euro për bizneset individuale

21/01/2021

Lajmet e Fundit

Na kontaktoni: [email protected]

© 2021 Buletini Ekonomik - ofron analiza, hulumtime, raporte e lajme për situatën ekonomike në vend.