10 njerëz të famshëm që janë edhe kontabilist

Le ta themi troç, zhvillimi i rock muzikës, letërsisë, arteve marciale … madje edhe e tenisit, sot do të ishte shumë ndryshe nëse këta yje do të vazhdonin karrierën e tyre si kontabilist.

Më poshtë gjeni listën tonë nga Buletini Ekonomik me top 10 yjet që nuk e keni ditur që kanë qenë kontailbilist.

Mick Jagger famous accountant

1. Mick Jagger – këngëtar

Reklama e sponzorizuar

Frontmeni legjendar i grupit Rolling Stones ka studiuar Kontabilitet dhe Financa në Shkollën Ekonomike në Londër. Por kontabiliteti nuk i ka ofruar “satisfaksionin” që ka kërkuar.

2. Janet Jackson – këngëtare

E famshmja Janet Jackson ka studiuar kontabilitet para se t’ju bashkohet biznesit familjar si këngëtare.

3. Eddie Izzardkomedian

Komediani i sukseshëm britanik Eddie Izzard ka qenë student i mirë i kontabilitetit në Universitetin e Sheffield-it.

4. Robert Plant – këngëtar

Frontmeni i famshëm i rock grupit Led Zeppelin shumë lehtë ka mundur të bëhej një kontabilist të çertifikuar. Por, ja që ai vendosi të mirrej me muzikë.

5. John Grisham – shkrimtar

Autori librave klasikë si “Firm” dhe “The Pelican Brief” diplomoj në Kontabilitet në Universitetin Shtetëror të Misisipit.

6. Gibby Haynes – këngëtar

Haynes ka studiuar kontabilitetin në Trinity University në Texas. Në fakt, ai ka fituar edhe çmimin si “Studenti më i mirë i vitit në Kontabilitet”.

7. Kenny G – muzikant

Kenneth Bruce Gorelick, muzikanti i xhezit, ka diplomuar në kontabilitet në Washington University.

8. J D Rockefeller – industrialist

Rockefeller, industrialisti amerikan dhe një ndër njerëzit më të pasur në botë, filloj karrierën si mbajtës i librave, pastaj si kontabilist për një kompani tregtare.

9. Venus Williams – tenisere

Teniserja e famshme Williams, ka përfunduar studimet në kontabilitet në Indiana University. Në një moment, ajo ka deklaruar: “Më duhet të them se kontabiliteti për pak më ka vra.”

10. Chuck Liddell – luftëtar në artet marciale

Kikbosker, karatist, dhe ekspert i arteve marciale, Liddell gjithashtu është një kontabilist. Ai ka përdunduar studimet në kontabilitet në California Polytechnic University.

/Buletini Ekonomik/