THELLOHET DEFICITI TREGTAR, EKSPORTI MBULON IMPORTIN VETËM 9.3 %

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, përkatësisht muajit korrik 2018, tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 18.3% në muajin korrik 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 280,2 milion euro krahasuar me deficitin 236,9 milion euro në vitin 2017.

Eksporti mbulon importin vetëm 9.3%, shkruan Buletini Ekonomik.

Eksporti i mallrave në muajin korrik 2018 kishte vlerën 28,7 milion euro, ndërsa importi 309,0 milion euro, është një rënie prej (25.0%) për eksport si dhe rritje prej (12.2%) për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Reklama e sponzorizuar

Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit: (31.3%) të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre,(13.7%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (13.5%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (12.5%) produktet minerale, (8.5%) produktet bimore, (3.1%) tekstil dhe artikuj tekstili, (2.9%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (2.8%) lëkurë dhe artikuj prej tyre etj.

Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesor për import: të importit e përbëjnë (14.4%) produktet minerale, (14.1%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, (12.6%) ushqimet e përgatitura,pijet dhe duhani, (11.0%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre, (7.4%) mjetet e transportit, (6.8%) produkte të industrisë kimike, (6.3%) plastikë,gomë dhe artikuj prej tyre, (4.3%) tekstil dhe artikuj tekstili etj. /Buletini Ekonomik/