BUXHETI PËR VETERANËT SIVJET ARRIN 80 MILIONË EURO, MUNGOJNË 20 MILIONË

Deri në qershor të këtij viti, 64.4 për qind e buxhetit të paraparë për pensionet e veteranëve tanimë është shpenzuar.

Në total sivjet për afër 40 mijë veteranë sa janë në skemat sociale, do të shkojnë 80 milionë euro nga buxheti, shkruan Buletini Ekonomik.

Mirëpo në mungesë të rishikimit të buxhetit, kuletës së shtetit i mungojnë rreth 20 milionë euro për ti kryer të gjitha obligimet ndaj veteranëve.

Reklama e sponzorizuar

Rishikimi i buxhetit që bëhet në qershor nuk është kryer pasi Qeverisë i mungojnë votat për këtë.

Ndryshe kryeprokurori i shtetit Aleksander Lumezi ka paralajmëruar se do të ndalen pensionet për 19 mijë veteranët mashtrues, sa janë sipas aktakuzës së prokurorit të dorëhequr, Elez Blakaj. /Buletini Ekonomik/