Rikuperon pikë leku – Valutat kryesore pësojnë rënie!

Monedha europiane ka regjistruar rënie të ndjeshme këtë mëngjes pasi në raport me një ditë më parë blihet sot me 121.7 lekë dhe shitet me 122.3 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të kuotës [pasi vijon njësoj si dje të blihet me 106.6 lekë dhe të shitet me 107.3 lekë.

Paundi britanik ka shënuar një rënie të vlerës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën e hënë blihet sot me 144.9 lekë dhe shitet me 146 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar zbritje të vlerës ditën e sotme pasi në raport me ditën e djeshme është blerë me 116.2 lekë dhe është shitur me 117 lekë./SCAN TV/