Në mars, Ligji për Paga procedohet në Qeveri

Euro

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në seancën e sotme të Kuvendit, ka bërë të ditur se Ligji për Paga do të procedohet për miratim në Qeveri në muajin mars të këtij viti.

Ai ka thënë se ministrisë po i merr kohë fillimisht analizimi i ligjit dhe se MPB-ja po punon me Ministrinë e Financave për të caktuar koeficientët, për të pasur barazi në sektorin publik.

“Nga raportimi i fundit që kemi pasur në dhjetor, jo më shumë se një muaj, janë zhvilluar takime të shpeshta për finalizim. Janë diskutuar koeficientet për secilën pozitë – në bazë parimore, të drejtë e mosdiskriminuese. Lista duhet të jetë parimore e të reflektojë barazi. Në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, janë eliminuar pjesët ku është vlerësuar se janë tejkaluar kompetencat e Qeverisë”, ka thënë ai duke shtuar se me ligjin që planifikohet të miratohet “do të ketë sistem të mirëfilltë, afatgjate, të zbatueshme e funksionale të pagave dhe shpërblimeve”, është shprehur Sveçla.

Reklama e sponzorizuar