Murtezaj: Për 22 vjet, ATK-ja ka mbledhur rreth 8 miliardë euro të hyra tatimore dhe kontribute pensionale

Administrata Tatimore e Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dje ka shënuar 22 vjetorin e themelimit të saj, me ç’rast u tha se ky institucion për 22 vjet ka arkëtuar rreth 8 miliardë euro të hyra tatimore dhe kontribute pensionale.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, ka thënë se vetëm në vitin 2021, ATK-ja ka shënuar rekord në mbledhjen e tatimeve, rreth 600 milionë euro tatime dhe mbi 200 milionë euro kontribute pensionale.

Murtezaj deklaroi se viteve të fundit, ATK ka krijuar shërbime moderne dhe digjitale për tatimpaguesit.

Reklama e sponzorizuar

“Në vitin 2021 për 44 për qind kemi arritur inkasimin e borxheve. Është bërë progres të teknologjisë informative. Kemi hartuar planin 2022-2026. Në shënimin e 10 vjetorit ne kemi bërë përmbylljen e shërbimeve elektronike. ATK ka mbledhur mbi 5 miliardë tatime. Vlerë e të hyrave është 8 miliardë euro”, ka thënë ai.

Gjithashtu, në këtë përvjetor ka qenë prezent edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili tha se nga vetëm 5 milionë euro që kishte mbledhur në vitin e parë të themelimit, ATK-ja, sipas tij, është bërë kontribuues kryesor për të hyrat buxhetore të shtetit.

Murati shtoi se të hyrat nga ATK-ja janë tepër të rëndësishme, dhe se janë të nevojshme për ta ruajtur produktivitetin e ekonomisë kosovare, përcjell Buletini Ekonomik.

“Kërkohet vullneti edhe i qeverisë. Shteti është kontratë shoqërore dhe bahen bashkë me kontribu përmes tatimeve. Është e paimagjinueshme të ketë shtet pa tatime dhe taksa. Agjencitë që mbledhin të hyrat janë të rëndësishme për t’i paguar dhe mbuluar shpenzimet që janë të nevojshme për ta ruajtur integritetin e sistemit dhe ekonomisë. Është e rëndësishme ta kenë mbështetjen tonë. Kjo nënkupton që përmes sistemit tatimor të mbështeten ata që kanë nevojë më shumë. Me një avancim më tutje, do ta kemi mundësinë si shtet të ndihmojmë aty ku ka nevojë më shumë”, tha Murati.

Tutje, zyrtari ndërlidhës i ambasadës britanike dhe tatimore, Simon Ëodcok, tha se ndihma e tyre për ATK-në ka filluar që nga viti 2018.

“Unë jam shumë i lumtur të jem pjesë e programit të asistencës që Mbretëria e Bashkuar janë në gjendje t’i japin ATK-së. Ndihma ka filluar në vitin 2018 që ka bashkëpunuar me administratën e britaneze. Jam shumë me fat që kanë zgjedhur ata jam unë që të ndihmojë ATK-në. Që nga ajo kohë unë kam bërë punën time që të mësoj nga bashkëpunëtoret që janë me mua. Unë do të vazhdojë të përkrahë ATK-në. Unë besoj në një administratë të fortë sepse është shtylla e ekonomisë”, u shpreh ai.

Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, i cili po ashtu ishte prezent, tha se së bashku me Odën Ekonomikë Amerikane dhe ATK-në do ta luftojnë ekonominë joformale, duke përgëzuar kështu ATK-në edhe për kontributin në mbushjen e arkës së shtetit.

“Na takon te gjithë të përgëzojmë ATK-në për kontributin që japin në mbushjen e arkës së shtetit. Përgëzoj ATK-në në avancimin e fushës së teknologjisë. Bashkërisht të luftojmë ekonominë jo formale dhe të bëjmë krijimin e një mjedisi të barabartë. Unë do të doja më pak ndëshkime nga inspektorët dhe më shumë kujdes”, përfundoi Zeka. /Buletini Ekonomik/