Hekurudha gjermane sivjet parashikon të punësojë më së paku 21 mijë punëtorë

Berlin, janar – Operatori gjerman i hekurudhave DeutcheBan ka kumtuar se gjatë këtij viti planifikon të punësojë më së paku 21 mijë punëtor si dhe 5 mijë praktikantë.

Kompanian shtetrore kërkon rreth 770 dispeçerë, 740 makinistë dhe rreth 740 teknikë ka thënë në bisedë për gazetën gjermane Bild, përfaqsuesi i hekurudhave të këtij shteti.

“Po shihet që konkurenca në tregun e punës është gjithnjë më e ashpër, prandaj do të aftësojmë dhe kualifikojmë edhe shumë njerëz”, ka thënë anëtari i udhëheqjës së DeutcheBan, Martin Zajler.

Reklama e sponzorizuar

Zëdhënësi i kompanisë i ka vërtetuar këta numra për agjencinë DPA.

Gjatë një viti kompanisë i nevojitën 2 mijë vozitës të lokomativave motorike.

Numri i të punësuarve në DeutcheBan në Gjermani vitin e kaluar është rritur për 2 mijë veta, ndërsa në 2020-tën madje janë punësuar më shumë 5 mijë veta.

Vetëm në Gjermani hekurudhat e këtij shteti kanë punë rreth 220 mijë punëtorë./Buletini Ekonomik/