Qeveria miraton Projektligjin për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Kabineti qeveritar i Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka miratuar Projektligjin për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme për zyrtarët shtetëror.

Nga miratimi i këtij projektligji, parashihet themelimi i një byroje, që do të funksionojë si mekanizëm i pavarur dhe i cili do t’i përgjigjet direkt Kuvendit të Kosovës, përcjell Buletini Ekonomik.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se është me interes shoqëror që sistemit juridik t’i shtohet edhe byroja për verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme.

Reklama e sponzorizuar

Sipas saj, nëse byroja vlerëson se një zyrtar ka pasuri që s’mund ta justifikojë, atëherë byroja i kërkon gjykatës konfiskimin e pasurisë së zyrtarit përkatës. /Buletini Ekonomik/