SHBA, rekord i deficitit tregtar – Amerikanët, më të shqetësuar nga situata ekonomike sesa Covid-19

Shumë amerikanë nuk po i kushtojnë më vëmendje Covid-19, që po merr 1,200 jetë çdo ditë në vend,  por janë përqëndruar tek pasojat ekonomike, ndërkohë që defiçiti tregtar i SHBA shënoi nivel rekord të lartë në Shtator. 

Hendeku arriti në 80.9 miliardë dollarë gjatë Shtatorit, ndërkohë që eksportet amerikane ranë ndjeshëm, sipas Departamentit të Tregtisë.  Eksportet e SHBA ranë me 3% në 207.6 miliardë dollarë në Shtator, ndërsa importet u rritën me 0.6% në 288.5 miliardë dollarë.  Defiçiti në mallra dhe shërbime u rrit me 11.2% nga muaji i kaluar, ku arriti 72.8 miliardë dollarë.

Edhe pse Covid-19 ka lënë mbi 751,000 të vdekur në vend, situata e vështirë ekonomike ka bërë që njerëzit t’i kushtojnë më shumë vëmendje diçkaje që nuk do i shpëtojnë dot. Së fundmi, amerikanët janë përballur me inflacion dhe mungesë të ofertës, ndërkohë që deprtamentet e burimeve njerëzore tek kompanitë, po hasin vështirësi të rekrutojnë mjaftueshëm punëtorë.  Një sondazh i fundit i Reuters tregoi se 73% e të rriturve preferojnë që liderët politikë t’i kushtojnë vëmendje rritjes ekonomike dhe vendeve të punës, në kontrast me vitin e kaluar, ku 61% e të anketuarve thonin se Covid ishte faktori më i rëndësishëm në përcaktimin e votës së tyre për presidentin. Shumë njerëz po fajoësojnë krizën ekonomike tek administrata e Biden.

Reklama e sponzorizuar

Një raport i kësaj jave tregoi se paketa e stimujve prej 1.9 trilionë dollarë në SHBA dhe propozimi i rritjes së shpenzimeve , kanë mbinehur ekonominë.  Ndërkohë, pavarësisht se Biden tha dikur se rritja e pagave në SHBA ka tejkaluar inflacionin që prej Nëntorit të kaluar, të dhënat nga departamenti i punës tregojnë se shifra ishte 4.18% në Shtator. Ndërkohë, 2 indekset kryesore që masin inflacionin, indeksi i çmimit të konsumit, dhe indeksi i shpenzimeve personale për konsum, u rritën me 5.06% dhe 4.33% në mënyrë respektive./Scan tv/