Serbia synon 17 miliardë investime në energjinë e gjelbër në 20 vitet e ardhshme

Serbia duhet të investojë 17 miliardë euro në burime të ripërtëritshme të energjisë përgjatë 20 viteve të ardhshme për të zëvendësuar termocentralet e tyre të thëngjillit dhe për të siguruar furnizim për të plotësuar kërkesën në rritje të vendit për energji, ka theksuar Ministrja e Energjisë dhe Minierave e Serbisë, Zorana Mihajlovic, përcjell Reuters.

Serbia dhe vendet fqinje të saj, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova, janë mjaft të varura në thëngjill për prodhimin e energjisë elektrike, dhe janë nën presion për të ulur gjurmën e karburanteve fosile dhe ndotjes teksa aspirojnë anëtarsim në Bashkimin Evropian.

“Ne jemi duke folur për investime përgjatë 20 viteve të ardhshme që në minimum janë 17 mliard euro”, ka theksuar Mihajlovic në një intervistë për Reuters.

Reklama e sponzorizuar

Tutje, Mihajlovic tha se tranzicioni nga thëngjilli drejt burimeve më të pastërta të energjisë nuk mund të ndodhë shpejt, pasiqë Serbia prodhon 2/3 të energjisë elektrike nga termocentralet e saj tashmë të vjetruara.

“Deri në 2040 apo 2050 ne duhet të kemi zero konsum të linjitit… teksa ndërtojm kapacitete të reja në të njëjtën kohë”, tha ajo.

Prodhimi i ri i energjisë duhet të përfsfhoj kapacitete të reja të hidroenergjisë, solare, të erës.

Poashtu, Presidenti Aleksandar Vucic ka theksuar se Beogradi është duke konsideruar një pjesë në zgjerimin e termocentralit bërthamor në Hungari, që fillimisht duhet të aprovohet nga Bashkimi Evropian.

Në 1989, në Jugosllavinë tashmë të shuar, në të cilën bënte pjesë Serbia, kishte prezantuar një moratorium për ndërtimin e impianteve bërthamore, por kjo nuk e pengon atë t’i bashkohet projekteve jashtë vendit, tha Mihajloviç.

Mihajlovic thase në mënyrë që të sigurohen furnizime të qëndrueshme të gazit natyror, kryesisht nga Rusia, Serbia kërkon të zgjeroj kapacitetet e saj në impiantin verior të Banatski Dvor në 800 milion metra kub, nga 450 milion metra kub sa është aktualisht.

Tutje, ajo tha se planet përfshijnë edhe ndërtimin e një gazsjellësi me Bullgarinë në vlerë prej 85 milion euro këtë muaj, në mënyrë që të diversifikohen furnizimet e gazit.

“Gazsjellësit e ardhshëm do të na lejojnë neve që nga 2023 të lidhemi me gazin nga Azarbajxhani dhe një tubacion i ri që vije nga Izraeli, në tubacionin e Mesdheut të Lindjes”, tha Mihajlovic për Reuters.

Ndryshe, më 1 nëntor Bullgaria ka ndaluar transportin e gazit natyror të Rusisë në Serbi dhe Hungari pas një këputje të tubacionit, duke sforcuar kështu Beogradin që të bëj blerje emergjente të gazit.

Impianti i Banatski Dvor është në pronësi të Gazprom të Rusisë, i cili ka 51% të aksioneve, ndërsa Serbia zotëron pjesën e mbetur.