Kjo është fjala më e kërkuar në internet për vitin 2021

Fjalët janë mjete të dobishme që tregojnë ide, aspirata dhe pasiguri. Por ato mund të bëhen edhe mjete për konflikt ideologjik, e njëjta gjë ndodhi edhe me vaksinën në vitin 2021. E cila është fjala më e klikuar, sipas Merriam-Webster. 

“Kjo ishte një fjalë jashtëzakonisht e përmendur në të dhënat tona çdo ditë në vitin 2021,” tha Peter Sokolowski, kryeredaktori i Merriam-Webster për Associated Press përpara njoftimit.

“Në të vërtetë përfaqëson dy histori të ndryshme. Njëra është historia shkencore, kjo shpejtësi e jashtëzakonshme me të cilën u zhvilluan vaksinat. Por ka edhe debate në lidhje me sigurinë, politikën dhe përkatësinë politike. Është një fjalë që mbart këto dy histori të mëdha,” tha ai.

Reklama e sponzorizuar

Fjala “vaksinë” nuk lindi brenda një dite, apo për shkak të një pandemie të vetme. Përdorimi i parë i njohur daton në vitin 1882, por referencat shfaqen më herët tha Sokolowski. Vitin e kaluar, Merriam-Webster,  një kompani që prodhon libra dhe është e njohur për fjalorët e saj  zgjodhi fjalën “pandemi” si fjalën e vitit./abcnews.al/