30 mijë euro në muaj mëditje për 120 deputetët e Kosovës

Kuvendi i Kosovës

Gjithsej 185 mijë euro në muaj i kushtojnë buxhetit të shtetit vetëm pagat bazë të 120 deputetëve të Kosovës.

Ndërkohë, të njëjtit po ashtu marrin edhe rreth 30 mijë euro tjera si mëditje nga Kuvendi i Kosovës, ndonëse shumica prej tyre mungojnë edhe në seancat që ky institucion mban.

Instituti Demokratik i Kosovës (IKD) përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, kanë treguar se mëditjet për pjesëmarrje në seanca për 120 deputetët, për një muaj kushtojnë hiç më pak se 𝟯𝟬,𝟬𝟬𝟬 e𝘂𝗿𝗼.

Reklama e sponzorizuar

Sipas përllogaritjeve, paga bazë e një deputeti në Kuvendin e Kosovës është mbi 1 mijë e 500 euro, ndërsa mëditjet në muaj dalin të jenë nga 250 euro për secilin. /Buletini Ekonomik/