Nënshkruhet marrëveshja në vlerë të 6 milionë eurove për NVM-të në fushën e energjisë

Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka njoftuar se sot ka nënshkruar marrëveshjen prej 6 milionë eurove me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW), e cila do t’iu vijë në ndihmë ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Këto ndërmarrje pritet të përfitojnë nga investimet e gjelbra në fushën e energjisë që vijnë pikërisht nga ky grant 6 milionësh.

Sipas një njoftimi të FKGK-së, granti në vlerë prej 6 milionë eurove, do të shfrytëzohet për të rritur kapitalin garantues të vet FKGK-së si përgjigje ndaj pandemisë Covid-19 me qëllim të lëshimit të garancive të reja për institucionet financiare partnere në dobi të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, veçanërisht për të mbështetur efiçencën e energjisë, efiçencën e burimeve dhe investimet në energjinë e rinovueshme (“Dritarja e Gjelbër”). /Buletini Ekonomik/