Euroskeptikët kërkojnë referendum për adoptimin e valutës euro nga Kroacia

Partia Hrvatski Suverenisti po kërkon të grumbullojë nënshkrime në një përpjekje për të detyruar një referendum nëse duhet të adoptohet euro si monedhë e Kroacisë.

Euroskeptikët të cilët kanë katër deputetë në parlamentin kroat me 151 vende dhe disa aleatë të vegjël të krahut të djathtë, duhet të grumbullojë nënshkrime miratuese nga 10 për qind e elektoratit apo rreth 370 mijë njerëz.

Qeveria e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga kryeministri Andrej Plenkoviq, po punon për të arritur miratimin e euros nga fillimi i vitit 2023 dhe shpreson të marrë miratimin nga Eurozona në gjysmën e parë të vitit 2022.

Reklama e sponzorizuar

Plenkoviq thotë se adoptimi i euros do të largonte rrezikun e monedhës, do të reduktonte normat e interesit, do të përmirësonte vlerësimin e kredisë së vendit dhe do të hapte rrugën për më shumë investime në një ekonomi të dominuar nga turizmi.

Sipas një sondazhi të opinionit publik, pak më shumë se 60 për qind e votuesve favorizojnë miratimin e monedhës së përbashkët, e cila përdoret nga 19 nga 27 anëtarët e BE-së.

Qeveria thotë se një referendum nuk është i nevojshëm, duke argumentuar se kroatët e kanë pranuar tashmë një monedhë të përbashkët kur votuan në një referendum për t’u bashkuar me BE-në gati një dekadë më parë.