Ekonomitë me “markën” më të mirë

Nuk bëhet fjalë për një çokollatë apo për dyqanin e preferuar, por vendi në të cilin jetoni ka një markë, ashtu si kompanitë dhe produktet.

Kjo është premisa nga e cila niset Indeksi i Markave të Shteteve Anholt Ipsos, i cili ka vlerësuar që nga viti 2008 sesi qytetarët e botës i shohin shtetet, qytetet dhe rajonet e tyre. Ky indeks zbulon se në vitin 2021, Gjermania kryeson renditjen e 60 ekonomive për të pestin vit radhazi.

Indeksi mat fuqinë dhe cilësinë e këtyre markave duke u bazuar te gjashtë faktorë: eksportet, qeverisja, kultura, turizmi, njerëzit dhe imigracioni e investimet.

Reklama e sponzorizuar

Gjermania është fituesja e markës më të mirë

Është hera e shtatë që Gjermania kryeson renditjen. “Të anketuarit globalë ndihen veçanërisht pozitivë për sa i përket blerjes së produkteve gjermane, joshjes për të investuar në bizneset gjermane, shkallës së punësimit të popullit gjerman, punës së qeverisë gjermane për të luftuar varfërinë, si dhe shkëlqimin e tyre në sport,” thotë Ipsos.

10 vendet e tjera që vijojnë në renditjen e markës më të mirë janë Kanadaja, Japonia, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Zvicra, Shtetet e Bashkuara, Suedia dhe Australia.

Kanadaja u rendit në vendin e parë në indeksin për qeverisjen, njerëzit dhe indekset e imigracionit dhe investimeve, duke e bërë kështu që të ngjitet për herë të parë në vendin e dytë.

Kontributet e Mbretërisë së Bashkuar në shkencë dhe teknologji ndihmuan në rritjen e markës së saj, megjithëse nga renditja në vendit e dytë vitin e kaluar, ajo ka rënë në vendin e pestë për vitin 2021. Kanadaja dhe Japonia tani plotësojnë tre vendet e para. Reputacioni i Shteteve të Bashkuara ka filluar të rritet në të pesta kategoritë.

Rritja e pëlqyeshmërisë së markës

Japonia dhe Italia kanë pasur të dyja “përmirësime të dukshme” në renditjen e tyre në Indeksin e Markave të Shteteve, tha Ipsos. Turizmi, kultura dhe njerëzit ishin indekset që i dhanë shumë pikë të dyja vendeve.

Norvegjia, Skocia, Singapori, India, Kenia dhe Nigeria janë ndër 60 ekonomitë e tjera të renditura në Indeksin e Markave të Shteteve Anholt Ipsos.

Dëshira për të vizituar vende në mbarë botën – duke supozuar se paratë nuk përbënin problem – po intensifikohej gjithashtu me kalimin e kohës dhe arriti pikën më të lartë në vitin 2021, shtoi Ipsos. Termi “markë e shtetit” u përmend për herë të parë në vitin 1996 nga ekonomisti dhe këshilltari i politikave ekonomike Simon Anholt.

Ipsos tha se numri i ekonomive të matura për Indeksin e Markave të Shteteve u rrit në 60 për vitin 2021, nga 50 në vitet e mëparshme. Madhësia globale e kampionit është rritur nga 20,000 intervista, në 60,000 intervista në vit. / World Economic Forum