Dollari në ‘garë’ me Lekun, vijon të forcohet ndjeshëm – Dobësohen Paundi dhe Franga

14

Monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi vijon sërish të blihet sikurse edhe një ditë më parë me 121 lekë dhe të shitet me 121.6 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan ka fituar sërish pikë kundrejt monedhës vendase duke vazhduar të forcohet ndjeshëm teksa blihet sot me 107.4 lekë dhe të shitet me 108.2 lekë në raport me dje.

Paundi britanik ka shënuar një rënie të kuotës këtë të mërkurë pasi në raport me ditën e martë blihet sot me 143.4 lekë dhe shitet me 144.4 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.

Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar një zbritje të vlerës ditën e sotme pasi krahasuar me ditën e djeshme është blerë me 114.9 lekë dhe është shitur me 115.7 lekë./SCAN TV/