Kosova, partneri i dytë i eksporteve të Shqipërisë

Shqipëria dhe Kosova kanë njohur një rritje të konsiderueshme të shkëmbimeve tregtare mes tyre. Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, rezulton se Shqipëria ka eksportuar në Kosovë këtë 10 mujor mallra në vlerë 30.9 miliardë lekë duke njohur një rritje me 10 miliardë lekë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Efekt në shifra ka luajtur edhe pandemia pasi vitin e kaluar, masat parandaluese penguan zhvillimin e normal të shkëmbimeve. Edhe sa i përket importeve, këtë 10 mujor shifra është më rritje. Në periudhën janar-tetor 2021, Shqipëria importoi nga Kosova mallra në vlerë 10 miliardë lekë, duke njohur rritje me 4 miliardë lekë.

Në këtë mënyrë, Kosova renditet si partneri i dytë tregtar i Shqipërisë në eksporte, pas Italisë, duke kaluar vendet e tjera me të cilat kufizohet Shqipëria, si Greqia apo Maqedonia./SCAN TV/

Reklama e sponzorizuar