Haradinaj kërkon miratimin e Ligjit të Pagave: Institucionet po i rrezikojnë qytetarët

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kërkuar miratimin e Ligjit të Pagave.

Ai gjatë një takimi të grupit parlamentar të AAK-së, është shprehur se me mosmiratimin e tij, institucionet po i rrezikojnë qytetarët.

“Nëse ne nuk e përcjellim trendin e rritjes lineare që është një mandat katër vjeçar mbi 20 për qind fuqizojmë këtë Ligj, tani ne jemi ka e rrezikojmë krejt sektorit publik në Kosovë. Institucionet nuk po e rrezikojnë vetëm administratën ose vetëm arsimin e shëndetësinë, por po e rrezikojnë direkt qytetarin, për shkak se ai është përfitues i këtyre shërbimeve”, u shpreh Haradinaj.

Reklama e sponzorizuar

Ai tha se me gjendjen aktuale do të ketë varfërim të sektorit privat dhe kualitet më të dobët në shërbim.