Rizvanolli: Trepça po rrezikohet nga ndërprerja e rrymës

Artane Rizvanolli-Ministre e Ekonomisë

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, i është përgjigjur deputetit të PDK-së Ferat Shala, duke thënë se ndërmarrja Trepça po rrezikohet nga ndërprerja e energjisë elektrike, pas borxheve të akumuluara.

Rizvanolli në këtë senacë, deklaroi se borxhi në Trepçë është rreth 4.5 milionë euro dhe se si ministri janë duke punuar për të gjetur sa më shpejt një zgjidhje për pagesë.

“Është fakt se Trepça po rrezikohet nga ndalja e rrymës. Përgjigja është shumë e thjeshtë. Trepçën e keni lënë me 4.5 milionë borxhe vetëm për energji elektrike të akumuluara. Menaxhmenti që e kemi gjetur aty nuk ka ardhur me u ankuar për energji elektrike, ka ardhur Feronikeli, s’ka ardhur Trepça pasi nuk e kanë ditur sa janë duke u paguar. Kur është ndërruar menaxhmenti prej bordit që e kemi emëruar, ne e kanë marrë vesh dhe kanë thënë a ka zgjidhje për ta rregulluar këtë çështje. Gjithashtu, kanë kërkuar edhe fonde për të paguar energjinë, për të cilën jemi duke punuar”, tha Rizvanolli.

Reklama e sponzorizuar