Mbahet ankandi i 16-të i letrave me vlerë për vitin 2021, shiten 20 milionë euro me kohëzgjatje 5 vjeçare

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 25 nëntor 2021 do të mbahet ankandi i gjashtëmbëdhjetë i letrave me vlerë për vitin 2021.

Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 20 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Reklama e sponzorizuar

Ministria thotë se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë duhet të kontaktohet ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë.