Sa kushton aktualisht një kilogram gështenja?

38

Muajt tetor dhe nëntor njihen si muajt e gështenjës.

Ky frut në Kosovë konsumohet shumë, ndonëse çmimet aktualisht janë shumë të larta në tregun kosovar.

Në disa markete në Prishtinë kilogrami i gështenjës sillet nga 2 euro e 60 centë të atyre vendore deri në 5 euro e 65 centë ato të importuara nga Greqia.

Ndërkohë, disa nga marketet në kryeqytet kanë hezituar në blerjën e tyre nga furnizuesit për shkak të çmimeve të larta.

Këto markete sivjet nuk janë duke e përmbajtur fare gështenjen në asortimentin e produkteve të tyre si rrjedhojë e çmimit të lartë.

Menaxherja e një marketi në Prishtinë në kushte anonimiteti për Buletinin Ekonomik ka thënë se akoma nuk e kanë frutin e gështënjës në market për shkak të çmimit të lartë, dhe presin nëse do të ndodhë ulja e çmimit të gështenjës.

“Momentalisht nuk e kemi frutin e gështënjës në market për shkak të çmimit të lartë që e ka.Po presim ndoshta mund të ketë ulje të çmimit  të tyre pasiqë edhe konsumatorët me çninin aktual në tregjet e kryeqytetit hezitojnë t’i blejnë”, tha menaxheria e një marketi në kryeqytet.

Krahasuar me vitin e kaluar, kilogrami i gështenjave ka shënuar rritje goxha të madhe. Vjet një kilogram i gështenjave ka kushtuar nga 3 euro e 50 centë deri në 4 euro, ndërkohë që sot çmimi i tyre ka arritur madje në 5 euro e 65 centë.

Ndryshe, përveç çmimeve të larta të gështenjave, rritje të çmimeve këta muaj ka pasur edhe në shumë produkte esenciale ushqimore dhe produkte të tjera bazike.(Blendrita Avdiu)/Buletini Ekonomik/