Dobësohet ndjeshëm Euro ndërsa Paundi dhe Dollari rikuperojnë pikë!

Monedha europiane ka regjistruar një rënie të vlerës këtë të martë duke u blerë sot me 121.6 lekë dhe duke u shitur me 122.2 lekë në raport me një ditë më parë.

Ndërkaq Paundi britanik ka rikuperuar pikë këtë mëngjes teksa blihet sot me 143 lekë dhe shitet me 144.2 lekë krahasuar me ditën e hënë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Dollari amerikan gjithashtu ka shënuar rritje të kuotës mëngjesin e sotëm pasi në raport me fillimin e javës blihet sot me 106.7 lekë dhe shitet me 107.5 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane blihet sot me 115.1 lekë dhe shitet me 115.9 lekë duke pësuar një zhvlerësim në raport me ditën e djeshme./SCAN TV/