Rritja e tarifës së sigurimit 26%: Fitime rekord për kompanitë e sigurimit këtë vit

Banka Qendrore e Kosovës

Vendimi i BQK-së për shtrenjtimin e sigurimit të veturave për 26 për qind, ka rikthyer fitimet milionëshe për kompanitë e sigurimit në Kosovë, të cilat vitet e fundit, sipas statistikave, kishin operuar me humbje.

Këtë vit, përkatësisht nga janari deri në shtator, sektori i sigurimeve realizoi një profit neto prej 5.9 milionë euro, një nivel ky rekord i fitimit krahasuar me vitet e fundit.

Në total, gjatë kësaj periudhë, të hyrat e sektorit ishin 72.4 milionë euro, prej të cilave 37.6 kanë të bëjnë me dëmet e ndodhura dhe 28 milionë euro për shpenzime.

Reklama e sponzorizuar

Si arsye për këtë në raportin mujor të BQK-së për sektorin financiar jepet niveli më i lartë i arkëtimeve të primeve të shkruara krahasuar me nivelin e dëmeve të ndodhur.

Mirëpo, ‘këndellja’ e këtij sektori lidhet direkt me vendimin e BQK-së për shtrenjtimin e sigurimit të veturave prej 26 për qind, të marrë me 1 nentor 2019. /Buletini Ekonomik/