Inflacion rekord në SHBA – Biden: Çmimet janë shumë të larta

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, vuri në pah përpjekjet e tij për të zbutur inflacionin në një vizitë në Baltimore, duke thënë se çmimet në dyqane në të gjithë vendin janë shumë të larta, ndërkohë që inflacioni shënoi nivelin më të lartë në mbi 30 vite. 

Departamenti i Punës raportoi këtë javë se çmimet e konsumit në SHBA u përshpejtuan në 6.2% në 12 muajt që përfunduan në Tetor, duke shënuar rritjen më të madhe me bazë vjetore që prej Nëntorit 1990.

Gjatë fjalimit, Biden tha gjithashtu se shefat ekzekutivë të shitësve kryesorë me pakicë në SHBA, e kanë siguruar se raftet në dyqane do mbushen në kohë për sezonin e pushimeve.  Biden foli me ekzekutivët e Walmart, FedEx hde Target, për të diskutuar përshpejtimin e dërgesave dhe uljen e çmimit për konsumatorët, sipas Shtëpisë së Bardhë.

Reklama e sponzorizuar

“Treguesit e sotëm ekonomikë kanë treguar se papunësia vazhdon të bjerë, por çmimet e konsumit qëndrojnë shumë të larta.  Dje, unë fola personalisht me ekzekutivët e disa shitësve kryesorë me pakicë, si Walmart, Target dhe kompanitë e dërgesave Fedex,UPS.  Ata më siguruan se raftet në dyqane do të mbushen gjatë sezonit të pushimeve, u shpreh Biden.

Presidenti demokrat, që ka patur rënie të popullaritetit në muajt e fundit prej shqetësimeve ekonomike, po shpreson të bindë votuesit se demokratët kanë mbajtur premtimet zgjedhore për të investuar në SHBA përpara zgjedhjeve të vitit 2022, kur partia do përpiqet të mbrojë mazhorancën e ngushtë në Kongres.

Paketa e infrastrukturës prej 1 trilionë dollarë, përfshin miliarda dollarë investime për të ndihmuar portet, përfshirë gërrmime, që të zgjerohet kapaciteti. Porti i Baltimorit, ku mbajti fjalinë presidenti, importon dhe eksporton më shumë makina, pajisje të fermave dhe të ndërtimit se çdo port tjetër në SHBA si dhe punëson mbi 15,300 njerëz./Scan tv/