Të hyrat e Pfizer-it “eksplodojnë” si rrjedhojë e prodhimit të vaksinës

FILE PHOTO: A woman holds a small bottle labeled with a "Coronavirus COVID-19 Vaccine" sticker and a medical syringe in front of displayed Pfizer logo in this illustration taken, October 30, 2020. REUTERS/Dado Ruvic/File Photo

Pfizer, sot ka njoftuar se si janë shtuar rrufeshëm të hyrat në shifrën fanastike në 134 për qind në këtë vit dhe kanë arritur në 24.1 miliardë dollarë në tremujorin e tretë fiskal të vitit 2021.

Të hyrat nga vaksina kanë arritur në 14.6 miliardë dollarë në periudhën e tretë tremujore duke “fluturuar” në 749 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Fitimi sipas aksioneve ka arritur në 1.42 dollarë, duke arritur rritjen 446 për qind në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2020, derisa fitimi ka kërcyer në 455 për qind në nivelin vjetor dhe ka rritur në 8.1 miliardë”, është kumtuar sot nga kjo kompani./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar