Qytetet me ushqimin më të shtrenjtë dhe ato më me të lirë në restorante në Evropë

33

Sipas një hulumtimi të portalit “Maksima”, qytetet skandinave mbajnë tri vendet e para të listës së qyteteve më të shtrenjta, të qyteteve me ushqimin me të shtrenjtë të restoranteve.

Tri qytetet bindshëm më të shtrenjta skandinave janë, Oslo, Kopenhagen dhe Bergen.

Hulumtimi bazohet në krahasimin e çmimit të një shujte në restortantet e lira, çmimin në një shujte e klasit të mesëm në atë të kohës së drekës, në çmimin e vaktit të darkës dhe në çmimet e  tri vakteve në restorantet shumë presigjioze.

Oslo është në vendin e parë në listë si qyteti më i shtrenjtë evropian për të shijuar restorantet me çmimin mesatar prej 66.48 euro për dy persona, që është bindshëm çmimi më i lartë i ushqimit në restorantet mesatare në Stamboll.

Në anën tjetër, tre qytetet më të lira janë Stambolli, Shën Peterburgu dhe Budapesti.

Budapesti është qyteti i tretë më i lirë në Evropë ku një vakt për dy persona në restorante kushton mesatarisht 22.50 euro./Buletini Ekonomik/