Trepça hap konkurs për Kryeshef Ekzekutiv

Ndërmarrja Publike ‘Trepça’ ka njoftuar se ka hapur konkurs pune për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv.

Kjo shpallje është publikuar me datën 26 tetor dhe mbetet e hapur deri me datën 24 nëntor të këtij viti.

Ndërkohë, para një muaji bordi i Trepçës kishte shkarkuar Kryeshefin e saj, Rafet Ibishin dhe ka emëruar si U.D. një tjetër Kryeshef të ri.

Reklama e sponzorizuar

Përveç kësaj kjo ndërmarrje ka hapur konkurs edhe për Zyrtar kryesor financiar dhe të thesarit në po të njejtën datë. /Buletini Ekonomik/