Çfarë po ndodh me krizën energjetike të BE-së? -Çmimi i gazit bëhet 6 herë më i shtrenjtë se viti i kaluar

Çmimet e gazit natyror janë rritur në Evropë, duke nxitur një krizë që tashmë po ndikon në faturat e kompanive dhe të konsumatorëve.

Sipas operatorit financiar ICE, çmimi i gazit natyror është gjashtë herë më i lartë se vitin e kaluar. Por edhe nëse rritja e çmimit është e përgjithshme, jo çdo vend po paguan të njëjtën tarifë.

Çmimet më të larta për energjinë elektrike në BE aktualisht paguhen në Greqi, e ndjekur nga Italia, Sllovenia dhe Kroacia me rreth 230 € MWh. Në anën tjetër janë Gjermania dhe Polonia, të ndjekura nga Republika Çeke dhe Sllovakia me rreth 75 € MWh.

Shumë vende tani po i kërkojnë BE-së të punojë për një zgjidhje të përbashkët për të përballuar krizën, por vende të ndryshme po propozojnë zgjidhje të ndryshme.

Spanja, Franca, Italia, Greqia, Republika Çeke dhe Rumania po kërkojnë një program të përbashkët të prokurimit të gazit të BE-së. Të tjerë, si Polonia, Hungaria, Malta dhe Sllovakia duan të ngadalësojnë tranzicionin e gjelbër.

Ata duan ta bëjnë këtë duke rishikuar Sistemin e Tregtimit të Emetimeve të bllokut, politikën e BE-së për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë me kosto efektive. Për Francën, Hungarinë dhe Republikën Çeke, energjia bërthamore duhet të jetë pjesë e zgjidhjes drejt një të ardhmeje më të gjelbër.

Gjermania, Belgjika dhe Suedia janë vetëm disa nga vendet që thonë se asgjë nuk duhet bërë, duke argumentuar se tregjet do të rregullojnë vetë, duke e bërë të pamundur një zgjidhje në samitin e kësaj jave./Scan tv/