Sot protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

Sot sërish punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të protestojnë për miratimin e ligjit për ta.

Kjo protestë do të nis në ora 11:00 dhe do të mbahet para ndërtesës së qeverisë.

“Çështja e Lotarisë së Kosovës ende vazhdon të mbetet peng i vendimeve politike qysh nga viti 2019,ndërsa punëtorët e saj janë në gjendje të rëndë ekonomike dhe ekzistenciale. Qeveria është aksionare dhe pronare e vetme e Lotarisë së Kosovës dhe ka obligim ndaj punëtorëve të saj” thuhet në njoftimin e tyre.

Reklama e sponzorizuar

Ata kërkojnë nga Qeveria t’i ndihmojë në realizimin e së drejtës themelore për të punuar./Buletini Ekonomik/