Lira turke shënon një tjetër rekord negativ pas dëbimit të ambasadorëve

55

Lira turke shënoi një tjetër rekord negativ si pasojë e dëbimit të urdhëruar nga presidenti Recep Tayyip Erdogan të dhjetë ambasadorëve nga Perëndimi, në mesin e të cilëve ai nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Franca.

Monedha kombëtare turke u zhvlerësua më shumë se 2% në një ditë, në kufirin e këmbimit të 1 dollar për 9.80 lira turke dhe 1 euro për 11.40 lira.

Erdogan i kishte shpallur “non grata” ambasadorët e Kanadasë, Francës, Finlandës, Danimarkës, Gjermanisë, Holandës, Zelandës së Re, Norvegjisë, Suedisë dhe atë të SHBA pasi kishin kërkuar lirimin e një disidenti politik.

Sipas burimeve të cituara nga Reuters, rekordet e fundit negative që u arritën me hapjen e tregjeve nga lira turke u regjistruan, ndërkohë që pritet një ulje prej 16% i interesave të kredive nga bankat shtetërore turke në një linjë me politikën e Bankës Qendrore për të ulur me 200 pikë bazë normat e referencës.

Ndër bankat e interesuara është edhe Halk Bank, e përfshirë në një hetim në SHBA, me akuzën se ka ndihmuar në krijimin e një skeme për të shmangur sanksionet amerikane kundër Iran./ ANSA