Kursi i këmbimit/ Si e kanë nisur javën valutat kryesore përballë monedhës vendase

Paundi britanik e ka nisur javën pozitivisht në raport me javën e kaluar duke u blerë këtë të hënë me 143 lekë dhe duke u shitur me 144 lekë.

Monedha europiane blihet mëngjesin e sotëm me 121.4 lekë dhe shitet me 122 lekë duke regjistruar kështu një rritje të lehtë të vlerës në raport me një javë më parë.

Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan gjithashtu ka shënuar një forcim të vlerës këtë fillim jave teksa blihet sot me 104 lekë dhe shitet me 104.8 lekë.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane referuar tregut të brendshëm valutor blihet sot me 113.2 lekë dhe shitet me 114 lekë duke regjistruar kështu një rritje të vlerës në raport me monedhën vendase./SCAN/