Si e kanë mbyllur javën valutat kryesore?

Monedha europiane e ka mbyllur këtë javë pozitivisht duke u blerë mëngjesin e sotëm me 121.4 lekë dhe duke u shitur me 122 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Ndërkaq Dollari amerikan nuk ka pësuar luhatje të kuotë krahasuar me një ditë më parë duke e mbyllur këtë javë në vlera të qëndrueshme teksa vijon sërish edhe sot të blihet me 104 lekë dhe të shitet me 104.8 lekë.

Paundi britanik blihet sot me 143.3 lekë dhe shitet me 144.3 lekë në raport me ditën e enjte duke regjistruar kështu një rritje të lehtë të kuotës dhe duke e mbyllur periudhën e 18-22 tetorit pozitivisht.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane gjithashtu ka regjistruar një rritje të vlerës këtë fundjave duke u blerë sot me 113.2 lekë dhe duke u shitur me 114.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.