Sa është paga mesatare e një punëtori në Zvicër?

49

Punëtorët në këtë shtet janë ndër më të pagurit në botë.

Një raport i Zyrës Federale të Statistikave (BFS) për pagat zvicerane hedh dritë mbi disa fakte interesante: raporti tregon edhe sa fitojnë punëtorët e huaj në krahasim me kolegët e tyre zviceranë, transmeton albinfo.ch.

Referuar anketës së BFS-së për Strukturën e Fitimeve të 2018, viti i fundit për të cilin gjenden statistikat zyrtare, paga mesatare mujore në Zvicër është 6,538 franga.

Vlen të theksohet se pagat nuk kanë ndryshuar shumë që nga ajo kohë. Studimi tregon se 10 për qind e të punësuarve me pagën më të ulët kanë fituar më pak se 4,302 franga në muaj, ndërsa 10 për qind më të paguarit, kanë fituar gati 11,700 franga.

Ndërkohë, shifrat e BFS tregojnë gjithashtu divergjencën në paga midis zviceranëve dhe të huajve me leje të ndryshme pune.

Një burrë zviceran fiton 7,500 franga në muaj, një grua zvicerane paguhet pak më shumë se 6,000 për të njëjtën punë.

Po ashtu, një burrë me një leje afatshkurtër fiton rreth 5,000 franga, ndërsa një grua që mban të njëjtën leje do të bëjë pak më shumë se 4,000.

Në fakt, pagesa është pak më e lartë për mbajtësit e lejes B: 5,700 franga për burrat dhe 5,000 për gratë.

Burrat, punëtorë ndërkufitarë me leje G fitojnë afërsisht të njëjtën pagë me mbajtësit e lejeve C – rreth 6,200 në muaj. Por, gratë në ato grupe nuk kanë të njëjtat paga: rreth 5,800 për punëtorët ndërkufitarë dhe 5,000 për banorët e përhershëm.

Kjo mund të jetë sepse kategoria e mëparshme ka aftësitë e nevojshme posaçërisht për tregun e punës të Zvicrës.

Por, cilat janë pagat mesatare zvicerane për profesione të ndryshme?

Pagat ndryshojnë nga një kanton në tjetrin. Në përgjithësi, njerëzit fitojnë më shumë në Gjenevë dhe Cyrih sesa në Ticino, por kostoja e jetesës në këto rajone është përkatësisht më e lartë ose më e ulët.

Në mënyrë tipike, profesionistët si mjekët, avokatët ose inxhinierët, si dhe njerëzit që punojnë në teknologjinë e informacionit, industrinë farmaceutike dhe sektorët e bankave dhe të sigurimeve kanë pagat më të larta.

Nga ana tjetër, punëtorët e pakualifikuar janë ata që paguhen më pak, shpesh të referuar si “të varfër që punojnë”.

LohnComputer, një platformë për qytetarët evropianë që duan ose tashmë punojnë në Zvicër, rendit vlerësimet mesatare të pagave mujore të nxjerra nga sondazhe të ndryshme të pagave.

Avokat: 9,300 franga

Piloti: 9 mijë deri në 9,361 franga

Kontabilist: 8,125 franga

Mësues: 7,292 franga

Punonjës i bankës: 6,750 franga

Arkitekt: 6,250 franga

Infermiere: 5,667 franga

Zdrukthëtar: 5,150 franga

Paruker: 4,375 franga