Ministria e Financave: 60 mijë aplikime për shtesat e fëmijëve deri më tani

41

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se janë bërë 60 mijë aplikime për shtesat e fëmijëve deri më sot.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, thuhet se aplikimi është i hapur për të gjithë fëmijët e lindur në periudhën 2015-2021.

“Për të aplikuar për Shtesa për Fëmijë referohuni në vegëzën në vijim: https://ekosova.rks-gov.net/Security/Index…” thuhet në njoftimin e tyre.

Kujtojmë se afati për aplikimin e shtesave të fëmijëve është hapur nga data 11 shtator./Buletini Ekonomik/