20 qytetet më të qeta në botë

Kur na duhet të zgjedhim një vend të ri për të jetuar janë disa faktorët që marrim në konsideratë. Kostoja e jetesës dhe larmishmëria e aktiviteteve në ajër të pastër janë në krye të listës.

Për ata që kërkojnë thjesht paqen në mendje, Icelandair kreu një studim duke analizuar faktorë si ndotja e dritës*, mbingarkesa, nivelet e lumturisë dhe trafiku në rrugë, për të përcaktuar se cilat qytete në botë u ofrojnë banorëve mjedise më çlodhëse.Duke shpresuar të sjellë ndërgjegjësim në Ditën Botërore të Shëndetit Botëror (më 10 Tetor), kompania ajrore islandeze e kreu këtë studim pasi një sondazh nga Shoqata Psikologjike Amerikane (American Psychological Association) zbuloi efektin e thellë të pandemisë

Duke qenë se mjedisi ku jetojmë luan rol të rëndësishëm në shëndetin mendor, Icelandair e bëri këtë studim për t’u treguar njerëzve se cilat qytete mund t’u ofrojnë më shumë qetësi. Duke përdorur një sërë burimesh për të vlerësuar vendet në të gjithë botën, linja ajrore krijoi një listë të 20 qyteteve më relaksuese.

Reklama e sponzorizuar

Bergen, Norvegji

Në krye të klasifikimit qëndron Bergen në Norvegji, për shkak të niveleve të ulëta të bllokimeve në trafik (13%), niveleve të ulëta të ndotjes së dritës dhe asaj akustike (25%) dhe një pritshmëri të lartë jetëgjatësie prej 83 vitesh. E rrethuar me male dhe fjorde, me shtëpi shumëngjyrëshe prej druri në skelën e vjetër, duket si një pikturë.

Perth, Australi

Në vend të dytë, Perth në Australi, ku spikat Kings Park and Botanic Garden në Malin Eliza, një nga vendet më të vizituara të qytetit, ku mund të soditni peizazhe që do t’ju emocionojnë. Në kopshtin e madh janë 3 mijë prej 12 mijë llojeve të bimëve të Australisë Perëndimore.

Reikjavik, Islandë

Në vend të tretë, kryeqyteti i Islandës, i cili ka marrë një rezultat të mirë edhe falë pozicionit magjepsës i rrethuar nga bukuri natyrore. Në zemër të qendrës urbane ndodhet liqeni Tjörnin, një nga më të njohurit në ishull.

Helsinki, Finlandë

Një qytet modern, Helsinki ju mirëpret në një atmosferë të qetë, ku mund të ndiheni si në shtëpi. Është lehtësisht i vizitueshëm dhe i arritshëm me transport publik, biçikleta me qira, tragete drejt ishujve të afërt dhe duhen vetëm 40 minuta në këmbë për ta përshkuar qytetin nga njëra anë në tjetrën.

Wellington, Zelanda e Re

Wellington, kryeqyteti i Zelandës së Re, në skajin jugor të Ishullit Verior, karakterizohet nga një qendër e vogël urbane, bregdeti, porti, plazhet me rërë dhe shtëpitë prej druri shumëngjyrëshe në kodra. Wellington është një nga destinacionet ideale për t’iu larguar rutinës së zakonshme.

Zyrih, Zvicër

Me pamje nga liqeni dhe i rrethuar nga natyra e mrekullueshme, Zyrihu prej vitesh cilësohet si një nga qytetet me cilësinë më të lartë të jetës në botë.

Brisbane, Australi

Kryeqyteti i Queensland, Brisbane, me gjithë rritjen e shpejtë, atraksionet e panumërta dhe mundësitë për t’u argëtuar, mbetet një qytet i përsosur për ata që i duan qendrat e qeta urbane. Ai mburret me infrastruktura moderne dhe efikase, që u lehtësojnë jetën e përditshme dhe udhëtimet.

Melburn, Australi

Në bregdetin juglindor të Australisë, Melburni është një qytet që gjallon me entuziazëm, art, modë dhe sport. Është kryeqyteti i kulturës australiane – me spektakle kombëtare dhe ndërkombëtare, ekspozita, tregje, restorante dhe mundësi të shumta.

Stokholm, Suedi

Ndër qytetet më të bukura në Skandinavi, Stokholmi shtrihet në një pozicion për t’u pasur zili në një arkipelag të madh në Detin Baltik dhe karakterizohet nga monumente madhështore historike, rrugë me kalldrëm ku spikasin ndërtesat me ngjyrë okër dhe mënyra e jetesës nordike. Aty ndodhet galeria e artit më e gjatë në Europë: metroja, tunelet e së cilës janë vepra arti autentike.

Auckland, Zelandë e Re

Auckland, në veri të Zelandës së Re, është një qytet me një cilësi të lartë jete, ku argëtimi gërshetohet me peizazhet e mrekullueshme natyrore të zonës. Plazhet me rërë të artë, pyjet e dendura tropikale, jeta e natës dhe kultura tipike: çdo dëshirë plotësohet.

Lista e plotë e 20 qyteteve më të qeta në botë

  1. Bergen, Norvegji
  2. Perth, Australi
  3. Reykjavik, Islandë
  4. Helsinki, Finlandë
  5. Wellington, Zelandë e Re
  6. Zyrih, Zvicër
  7. Brisbane, Australi
  8. Melburn, Australi
  9. Stokholm, Suedi
  10. Auckland, Zelandë e Re
  11. Oslo, Norvegji
  12. Sidnej, Australi
  13. Kopenhagën, Danimarkë
  14. Tel Aviv, Izrael
  15. Christchurch, Zelandë e Re
  16. Toronto, Kanada
  17. San Jose, Kosta Rika
  18. Dallas, SHBA
  19. Houston, SHBA
  20. Uashington, D.C., SHBA