Rritet çmimi i miellit në Kosovë, pritet edhe ai i bukës

Shumica e furrave në Kosovë kanë filluar rritjen e çmimit të bukës, si pasojë e rritjes së çmimit të miellit.

Një kilogram miell në vend aktualisht kushton rreth 40 cent, nga 28 cent sa ishte më parë.

Kryetari i Shoqatës së Mullistëve në Kosovë, Bashkim Zejnullahu përmes një përgjigjie për Buletinin Ekonomik ka thënë se rritja e çmimit të miellit do të vazhdojë akoma.

Reklama e sponzorizuar

Sipas tij çmimi i miellit në vend është rritur për 100 euro për ton, mirëpo pritet të ketë edhe rritje më të madhe.

“Çmimet e miellit janë shtrenjtuar pak, diku 29 cent ka qenë kg i miellit tash është rreth 40 cent, ndërkaq për 100 euro është rritur për 1 ton miell”, ka thënë Zejnullahu.

Krahas kësaj ai gjithashtu ka thënë se arsyejet kryesore të shtrenjtimit të çmimit të miellit janë ngritjet e çmimit të grurit në berzën e tregut botëror, sasia e vogël e prodhimit, si dhe kërkesa e madhe për blerje.

Ndërkaq pronarët e disa furrave në kryeqytet në kushte anonimiteti kanë thënë se çmimet e bukës nuk janë rritur, mirëpo do të rritën pasiqë ka pasur rritje në çmimet e furnizmit.

“Shumica e furrave në vend kanë filluar të rrisin çmimet e bukës, mirëpo ne akoma vazhdojmë me çmimet e njejta siç kanë qenë më herët, edhe pse në një të ardhme të afërt edhe ne do të vazhdojmë të aplikojmë në çmime më të larta pasiqë ëshë rritur shumë çmimi i furnizimit të miellit”, ka thënë pronari i një furre në Prishtinë./Buletini Ekonomik/