Kursi i këmbimit – ‘Rrëzohet’ Paundi britanik, humbet mbi 1 pikë brenda natës

Paundi britanik ka pësuar një rënie të fortë  prej 1.3 pikë të vlerës këtë të mërkurë duke u blerë sot me 140.2 lekë dhe duke u shitur me 141.5 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Ndërkaq Euro ka shënuar një rritje të lehtë të verës në raport me dje pasi blihet mëngjesin e sotëm me 121.3 lekë dhe shitet me 121.8 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.

Dollari amerikan gjithashtu ka regjistruar një rritje në raport me ditën e martë duke u blerë sot me 103.7 lekë dhe duke u shitur me 104.6 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.

Reklama e sponzorizuar

Franga zvicerane është valuta vetme që nuk ka pësuar lëvizje të vlerës këtë mëngjes pasi vijon sikurse edhe një ditë më parë të blihet me 111.3 lekë dhe të shitet me 112.2 lekë./SCAN TV/