Valon Tolaj dorëhiqet nga pozita e drejtorit menaxhues të AKP-së

Drejtori menaxhues i AKP-së Valon Tolaj ka dhënë dorëheqje nga posti i tij.

Ai në një postim në Facebook ka bërë të ditur se zyrtarisht e ka njoftuar sot Bordin e Drejtoreve me vendimin e tij.

“Falënderoj kolegët, pa përjashtim, për bashkëpunim për tri vjet me radhë. Ish anëtarëve të Bordit të Drejtoreve u jam mirënjohës për mbështetjen, e po ashtu Bordin e Drejtorëve aktual për qasjen e korrektësinë e tyre. Drejtimi që po merr procesi i transformimit të pronës shoqërore, dhe koha e mbetur e mandatit tim, më kanë bërë të vlerësoj që kontributi im i mëtutjeshëm në AKP është panevojshëm edhe më tutje”, shkruan Tolaj.

Reklama e sponzorizuar

Valon Tolaj ishte emëruar në pozitën drejtor menaxhues me mandat prej katër vjetësh në nëntor 2018, pas shkarkimit të Ekrem Hajdarit.