Miratohet vendimi për propozimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë së Kosovës është miratuar edhe vendimi për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës, kandidatët për anëtarë të Këshillit Kombëtar të Shkencës.

Tashmë Kuvendit të Kosovës i kanë shkuar emrat e gjithsej 15 kandidatëve potencial për anëtarë të këtij këshilli.

Emrat e propozuar janë:1. Fetah I. Podvorica, 2. Mihone Kerolli Mustafa, 3. Ardian B. Gojani, 4. Myzafere Krasniqi-Limani, 5. Ardian Morina, 6. Zanfina Ademi, 7. Fisnik Kurshumliju, 8. Bajram Berisha, 9. Hysen Bytyqi, 10. Aliriza Arenliu, 11. Gazmend Qorraj, 12. Armend Tahirsylaj, 13. Sevdan Kervan, 14. Majlinda Bregasi, 15. Arbnora Dushi. /Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar