Kursi i këmbimit/ Dobësohen sërish Paundi dhe Euro ndërsa Dollari nuk luhatet

0
31

Monedha europiane ka humbur sërish pikë këtë të mërkurë duke u blerë sot me 120.9 lekë dhe duke u shitur me 121.6 lekë në raport me një ditë më parë.

Edhe Paundi britanik ka pësuar sërish rënie ditën e sotme krahasuar me dje pasi blihet me 140.4 lekë dhe shitet me 141.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të kuotës mëngjesin e sotëm pasi vijon edhe sot të blihet me 102.8 lekë dhe të shitet me 121.6 lekë sikurse edhe ditën e martë.

Franga zvicerane referuar tregut të brendshëm valutor ka shënuar një rritje të lehtë të vlerës teksa blihet këtë mëngjes me 1110.9 lekë dhe shitet me 111.7 lekë./SCAN TV/