Kina heq dorë nga ndërtimet e termocentraleve me thëngjill në botë

0
32

Presidenti kinez, Xi Jinping, ka deklaruar se Kina nuk do të ndërtojë termocentrale të reja me thëngjill jashtë vendit.

Xi Jinping e ka thënë këtë në fjalimin e inçizuar për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që kishte për temë ndryshimet klimatike.

Kina ka qenë nën presione të shumta diplomatike për të ndërprerë financimin e një numri të madh minierash të qymyrit në botë, transmeton REUTERS.

Deklarata e kryetarit kinez ka ndodhur pasi që më herët, po gjatë këtij viti, Koreja e Jugut dhe Japonia kishin ndërmarrë të njëjtin vendim.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteres dhe i dërguari special i SHBA-së për klimën John Keri, kanë apeluar Kinën që të ndjekë hapat e vendeve fqinje aziatike.

“Kina do të shtojë përkrahjen vendeve në zhvillim që të mbështeten në zhvillimin e energjisë të gjelbërt dhe të energjisë me përmbajtje të ulët të dioksid karbonit dhe nuk do të ndërtojë më termocentrale të reja në botë”, ka thënë kryetari kinez Xi Jinping.